Permet, policia merr godinën e bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia private  ka  vendosur përsëri kontrollin mbi ndërtesën e Pallatit te Kulturës ne Permet ne orët e para te mëngjesit, pas marrjes me force te kësaj godine nga nje grup besimtarësh e kleri ortodoks, ditën e djeshme. Gilberto Jaçe, kreu i Bashkisë se Permetit, i kthyer sot ne qytet, ka deklaruar se me ndërtesën mbi te cilën kisha pretendon pronësinë, po zbatohet vetëm ligji dhe vendimi i gjykatës, duke bere njëkohësisht thirrje për ruajtjen e qetësisë. Gjate ditës bashkia  ka mbyllur dritaret e ndërtesës duke zvogëluar mundësinë për te hyre ne objekt. Te hënën, dy autobusë me besimtare e priftërinj ortodoks nga qarku i Gjirokastrës, zbriten ne Përmet dhe u konfliktuan me rojet private, qe ruanin objektin, qe me vendim te shkalles me te larte te gjyqësorit, i takon bashkisë se Përmetit. At Nikolla Marku, famulltar i Kishës se Shen Merise ne Elbasan, ka dënuar qëndrimet e klerit ortodoks ne Përmet. Sipas Markut, pas qëndrimeve te priftërinjve te Permetit, qëndron kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe klane te tjera shoviniste greke.

Free Traffic Exchange