Arvizu për qeverinë e re - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet te ecin paralel. Ky është mesazhi qe Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne Tirane Aleksander Arvizu i jep qeverise së re. "Shumë shqiptarë kanë bërë fushatë për një parti të caktuar me shpresën e gjetjes së një vendi pune. Ne në Amerikë kur votojmë shikojmë një perspektive tjetër, vlerësojmë alternativën më të mirë për rritjen ekonomike. Ka një shprehje në anglisht, e cila thotë..një baticë ngre të gjithë anijet dhe shqiptarët këtë presin nga qeveria e re, që ajo të ngrejë ujin përpjetë për të gjithë anijet. Prandaj them që Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet të shkojnë paralel". Mesazhet ambasadori i bëri gjatë një bisedë me të rijnë të LRI-së në plazhin e Jalit, Ambsadori Arvizu u ndal tek këto dy çështje duke theksuar rëndësinë që ato kanë si detyrat kryesore për të cilat qytetarët shqiptare votuan të majtën në 23 qershor.