http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reagimi i Ministrisë se Jashtme greke për çështjen e Kishës se Përmetit ne analizën e historianit Pellumb Xhufi është një veprim i përsëritur dhe pjese e një strategjie për te krijuar incidente mes dy shteteve tona. Duke mbështetur veprimin e përmbarimit për ti rikthyer qytetit Pallatin e kulturës, Xhufi deklaron se qëndrimi i shtetit fqinj ngjan me politikat e ndjekura nga greket ne fund te shekullit te 19 ndërkohë qe sot është një realitet tjetër dhe Shqipëria ka kishën e saj autoqefale e cila nuk pranon ndërhyrje nga asnjë vend apo asnjë shtet. Sipas Xhufit ndërhyrjet e Greqisë ne çështje si Kisha e Përmetit inkurajohen nga mungesa e reagimit te shtetit shqiptar. Dy dite me pare Ministria e Jashtme e Greqisë e cilësoi te papranueshme nxjerrjen jashtë te Kishës ne Përmet pavarësisht vendimeve gjyqësore.