Narta, freski e qetësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetë Km në perëndim të qytetit të Vlorës pushuesit që kërkojnë vende të qeta mund të frekuentojnë plazhet e Nartës. Me ujin e detit të pastër brezin e rërës së gjerë dhe pyllin e pishave që siguron freskinë, plazhet e nartës po frekuentohen çdo vit e më shumë nga pushuesit kryesisht familjarë . Emigrantët e kthyer në Shqipëri për pushime preferojnë më shumë qetësinë që falin këto plazhe, krahasuar me ato në anën tjetër të qytetit pas ujit te ftohtë ku plazhet dhe objektet e shërbimit janë më të zhurmshëm e të frekuentuar në masë nga të rinjtë. Jo vetëm pastërtia dhe qetësia, ajo që veçohet prej frekuentuesve të zonës së nartës është kuzhina dhe produktet e saj bio. Ka mjaftuar mirëmbajtja e rrugës për të mbërritur në këtë zonë për ti dhënë asaj zhvillimin e përshtatur me plazhin, baret restorantet e çadrat gjithçka e ndërtuar me dru e kashtë, ku nuk mungojnë edhe fushat e futbollit dhe ato të basketbollit, gjithçka që i nevojitet një familje për pushime të qeta.