Te shkosh me tren ne plazh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durrësi është një nga qytetet me te frekuentuar gjate sezonit te verës. Ne, kemi zgjedhur  te shkojmë këtë te shtune drejt tij jo me makine, por me tren duke blere bileten e cila kushton 70 leke te vjetra. Është ora 9 pa 20 minuta dhe për trenin e linjës Tirane-Durrës ky është orari i trete ne mëngjes, pas nisjes ne orën 6 dhe ne 7.30 minuta, si një fashe orari e shtuar vetëm për sezonin e verës. Për habinë tone, te tre vagonët e vetëm te trenit janë plotësisht te mbushur me udhëtare, me rreth 200 persona. Pjesa me e madhe e tyre, i drejtohen plazhit. Kostoja me e ulet është arsyeja kryesore e zgjedhjes se këtij mjeti transporti, por mes tyre ka edhe emigrante nostalgjike te viteve te arta te trenit shqiptar. Për këdo qe i njeh kushtet e rrjetit hekurudhor ne vend, nuk është ndonjë çudi gjendja qe sheh. Madje, përveç xhamave qe thyhen çdo dite nga jashtë, brenda vagonëve kushtet janë deri diku normale, por shpejtësia jo. Faturinot e linjës te kërkojnë qe ne nisje biletën, panorama behet ne disa vende interesante, e paralel me trenin sheh autostradën Tirane-Durres, këtë here me një sy tjetër pasi po ecën me 30 km ne ore. Ne Stacionin e Shkozetit gati 90 perqind e udhëtareve zbresin për t'ju drejtuar plazhit. Kjo rruge ju zgjati atyre gati 1 ore, dyfishin e kohës qe do te Benin me një mjet tjetër. Ylvie Mançe, faturino e kësaj linje prej 33 vjetësh, tregon se si është te jetosh ne tren ne pjesën me te madhe te ditës. Kemi mbërritur ne Durrës. Është ora 10 pa 10 minuta. Rruga ka zgjatur mbi 1 ore. Një udhëtim interesant, por nëse kushtet e trenit do te ishin me te mira, termi nostalgji nuk do te kishte me vend.