Alternativa e kampeve verore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pushime ndryshe, larg detit, pishinave, diskove verore por jo larg argëtimit. Kampet verore janë një tradite e vjetër dhe shume popullore ne mjaft vende te botes, te cilat përveç relaksit dhe kënaqësisë, ofrojnë eksperienca dhe sfida nga me te ndryshmet. Kjo tradite nisi fillimisht ne Shtetet e Bashkuara, pikërisht ne ultësirën e Malit Roki ne Kolorado, ku adoleshentet njihen me historitë miliona vjeçare te dinosaurve, një studim mbi paleontologjinë, qe nuk mund ta mësojnë ne shkolle. Sipas kujdestareve te kampit, tjetër gjë është te shohësh Jurasic Park e tjetër gjë ti shohësh e ti prekesh këto vende. Nje tjetër vend shume i frekuentuar pikërisht per kampet verore është jugu i Italisë, ne pronat qe dikur zotëroheshin nga familjet mafioze e qe sot janë shndërruar ne shtëpi tipike verore. Ne po te njëjtin vend, ku dikur klanet mafioze organizonin operacione te mëdha droge apo urdhëronin vrasje, sot studentet mësojnë si prodhohet vaji i ullirit apo vera. Ne Ukraine kampet verore janë mese origjinale. Fëmijët dhe adoleshentet duhet te përshtaten me një jete te re për një jave, larg telefonave e kompjuterëve, për te pare se si kane jetuar te paret e tyre. Ata përshtaten me jetesën e periudhës se njohur kozake, duke nisur qe nga veshjet, kuzhina apo lundrimi me varke e deri tek disiplina e asaj kohe. Nëse jeni mbi-ngopur me plazhin e pishinat, kampet verore, përveçse me pak te kushtueshme, janë alternativa me argëtuese e mundshme, jo vetëm per fëmijët, por edhe për te rriturit.