Nje dite ne shkollën e qenve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kemi udhëtuar rreth 7 km larg qendrës se Tiranës drejt Tufines aty ku prej 63 vitesh funksionon i vetmi Institut qe merret me rritjet dhe edukimin e qeneve te policisë për te gjithë vendin. Jemi nisur ne orët e para te mëngjesit atëherë kur është dhe orari me i mire i stërvitjes se tyre. Sapo hymë ne ambientet e institutit, ndeshemi me dy skuadra te cila po kryejnë stërvitjen ne terren. Janë te gjithë te rraces Pastor, e kryesisht te seksit mashkull. Jetojnë ne këto ambiente nga ditët e para te lindjes deri ne moshën 8-10 vjeçare kur me pas i dorëzohen institucioneve, kompanive apo individëve te caktuar. Shefi i këtij instituti Arjan Ismajlisufaj shprehet se me kalimin e viteve janë shtuar dhe kategoritë për te cilat  specializohen këto kafshe. Por para se këta qene te bëhen te afte për t'u specializuar duhet një procedurë relativisht e gjate e cila nis nga procesi i riprodhimit. Shqipëria dhe Rumania janë te vetmet vende ne Ballkan qe kane baze riprodhimi. Një muaj para lindjes se këlyshëve, nena  vendoset ne sektorin e lindjes dhe qëndron aty dhe për dy muaj pas lindjes. Gjate kësaj kohe ushqimi dhe trajtimi është ndryshe nga pjesa tjetër. Tre muaj pas lindjes këlyshët dalin nga materniteti dhe i nënshtrohen kontrolleve rutine. Pas kësaj procedure përcaktohet  sa prej tyre do te vijojnë trajtimin ne këtë institucion. Kudret Terpo  prej 18 vjetësh shef i stërvitjes na tregon me detaje sesi behet me pas  përcaktimi i skuadrave, te cilat nuk ndryshojnë deri ne momentin e largimit te qenit nga ky institucion.  Sigurisht qe pas një periudhe te gjate e intensive, përveç punës ajo qe dominon është lidhja shpirtërore mes trajnuesit dhe qenit te tij, ndaj kur vjen momenti kur ky i fundit duhet te largohet nga instituti, te paret qe interesohen për ta blere atë janë vete trajnerët. Terpo na tregon se  nuk do ta ndërronte kurrë këtë pune me diçka tjetër, kjo për shkak te kënaqësisë qe i jep kontakti me këto kafshe. Po gjate këtyre viteve momentet qe kane lëne gjurme ne jetën e tij nuk janë te pakta. Por sa qen ka kjo shkolle, mbetet informacion i klasifikuar meqenëse ata i përkasin një sektori te rëndësishëm te sigurisë. Madje edhe pse vështire për t'u besuar, pjese e sekretit profesional është dhe emri i secilit prej këtyre Pasorëve. Ne fund te fundit misionet e tyre janë speciale

Free Traffic Exchange