Serbet kundër zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbet ne veri te Kosovës janë shprehur kundër mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne 3 nëntor. Përfaqësuesit e të ashtuquajturit kuvendi i përkohshëm i Kosovës, të cilën serbët qe jetojnë ne Mitrovice e kanë krijuar megjithë kundërshtimin e Beogradit zyrtar, thane pas takimit se ky proces është i papranueshëm per ta. Sipas tyre mbajtja e këtyre zgjedhjeve bie ne kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe rezolutën 12 44. Megjithatë përfaqësuesit serb nuk kane specifikuar nëse do te marrin ose jo pjese ne këtë proces. Një jave me pare kryeministri, Hashim Thaçi, ftoi ne emër të qeverisë komunitetin serb qe jeton ne Kosove që ti drejtohen kutive te votimit për te shprehur vullnetin e tyre. Kuvend i përkohshëm i Kosovës, është organ i dale nga te ashtuquajturat struktura paralele ne veri. Ajo bie ne kundërshtim dhe me marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Thaçi dhe homologut Daçiç ne Bruksel, ku një nga pikat është dhe shkrirja e këtyre strukturave ilegale.

Free Traffic Exchange