https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Simboli ynë "Made in China" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo shtet servir simbolet e tij ne forme suveniresh, madje edhe qytetet e ndryshme! Por, nëse je një i huaj qe viziton Shqipërinë atëherë dy objektet me te preferuara ne një dyqan suveniresh janë këto: Bunkeri dhe një Mbajtëse Çelestash me elemente kombëtare shqiptare edhe pse mban statusin "Made in China". Edhe këtë sezon veror, tregtaret e suvenireve pohojnë se te huajt nuk heqin dore nga zgjedhja e një bunkeri te tille qe kushton 600 leke, duke e kthyer këtë element te epokës komuniste ne simbolin e pushimeve te tyre shqiptare. Por, bashke me kategorinë e turisteve te huaj ka edhe shqiptare qe marrin diçka nga këto dyqane. Kostumet popullore me një qera prej 1 mije e 500 lekësh kane zëvendësuar një pjese te veshjeve ne dasma. Jo me nje risi, busti i ish-diktatorit Hoxha ne dyqanet e tilla vijon te blihet here pas here, ndërsa me shitje minimale per shkak te çmimit janë punimet me fije argjendi, ose filigrami. Megjithatë kur flitet per suvenire te preferuar, ka edhe nje kategori te vecante e jo te zakonshme me shitje qe luhaten sipas humorit politik te vendit.