http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky ndërtim pa leje ne zemër te Tiranës ne rrugën Asim Vokshi, i denoncuar prej 3 vjetësh nga 20 familje, po bie ne veshin e shurdhër te inspektoriatit ndërtimor e urbanistik te Bashkisë se Tiranës. Shtesa e ngritur pa leje, ne tarracën e pallatit dhjetekatesh, po bën "ping pong" neper institucionet përgjegjëse, te cilat deri tani kane bere te paditurin, pavarësisht ankesave 3-vjeçare te banoreve. Këto janë shkresat zyrtare qe dëshmojnë se banoret kane vene ne dijeni,qe ne vitin 2010 Inspektoriatin ndërtimor e urbanistik te Tiranës, dhe Ministrinë e Punëve Publike. Por ne te kundërt te një reagimi normal, siç shihet nga fotot, ndërtimi ka përparuar dhe policia bashkiake, ne mënyre te pakuptimte, ka paralajmëruar banoret te mos bëjnë denoncime. Këta te fundit thonë, se ky ndërtim ka mbrojtje nga lart. Roland Shuperka, përfaqësues i banoreve, denoncon publikisht këtë mungese reagimi nga institucionet përgjegjëse. Mesa duket pas denoncimit publik, hapi tjetër nga ku banoret presin drejtësi, është gjykata dhe prokuroria, ku janë depozituar ankesat dhe dokumentacioni.