http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria fiton ndaj Armenisë në miqësoren e luajtur ne "Qemal Stafa", duke kaluar kështu nje test te rëndësishëm përpara kualifikueses se radhës me Slloveninë për eliminatoret e Botërorit 2014. Sapo kane kaluar 20 minutat e para te ndeshjes, ka ardhur dhe goli i pare për Shqipërinë. Ka qene Valdet Rama qe ka shënuar golin për Shqipërinë ne minutën e 21. Nje tjetër rast i shkëlqyer për te shënuar golin e dyte për Kombëtaren shqiptare ka ardhur vetëm dy minuta me pas ne një aksion qe per pak ka prekur portën armene. Rast te pastër ne fushe ka pasur dhe Roshi ne minutën e 30. Armenet u shfaqen agresive ne fushe por ajo qe la për te dëshiruar gjate pjese se pare ishte mbrojtja. Ne rastet për te ndryshuar rezultatin, armenet kane qene pafat përballe portierit te kombëtares Berisha. Ne pjesën e dyte armenet e kane nisur ndeshjen me shume pasime për të arritur në një rezultat barazimi me kombëtaren shqiptare. Por kjo e fundit është kundërpërgjigjur ne minutën e 67 kur i sapo futuri ne loje Ergys Kace, ka shënuar golin e dyte për kombëtaren shqiptare. Shqipëria çlirohet kështu psikologjikisht dhe bëhet më autoritare në zotërimin dhe qarkullimin e topit. De Biazi vendosi te mos ftojë ne këtë miqësore Bogdanin, Salihin, Çanin, Sadikun, Bulkun, Vangjelin dhe Currin. Ndërkohë, munguan edhe për arsye dëmtimi Kukeli, Meha, Ujkani .Armenët erdhen në përballjen me Shqipërinë me moralin e lartë, pasi në muajin qershor ata kishin fituar plot 4-0 kundër Danimarkës, një rezultat ky që u kishte dhene shume besim. Shqipëria është ndeshur dy herë me Armeninë në ndeshjet eliminatore të Botërorit 1998. Kuqezinjtë arritën të merrnin vetëm një pikë ndaj armenëve, sepse 1 ndeshje e humbën dhe një tjetër e barazuan. Kanë qenë vite të vështira për skuadrën që asokohe drejtohej nga Astrit Hafizi. Më 9 nëntor 1996 kuqezinjtë barazonin 1-1 në Tiranë, ndërsa më 6 shtator 1997 u mundën 3-0 në Armeni.