Kujdes nga pijet ne diell - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne këto dite te nxehta vere, konsumimi i ujit dhe pijeve freskuese është i domosdoshëm, por evitoni dyqanet qe i ekspozojnë produktet ne diell. Mjeket e spitalit infektiv pohojnë se ne një dite ne urgjence drejtohen 80 paciente, nje pjese e madhe te helmuar nga përdorimi i te tilla pijeve. Sipas tyre ushqimet qe qëndrojnë për një kohe relativisht te gjate ne vitrinat e dyqaneve, jo vetëm humbin vetitë ushqyese, por çlirojne substance, helmuese. Mjeket flasin edhe për shtim te virozave për shkak te qëndrimit për një kohe te gjate ne diell. Shpesh ne dëgjojmë për ore piku ku duhet te shmangim ekspozimin ndaj rrezeve te diellit, pasi lëkura thith rrezet e ultraviolete. Fizikanet sqarojnë se ne dreke ato janë te pranishme edhe ne hije apo nen çadër, por ne sasi me te vogla. Sipas specialisteve veshjet e hapura, pa mënge janë një faktor qe ndikon me shume ne thithjen e rrezeve nga trupi i njeriut. Madje eksperiencat e vendeve te nxehta arabe ofrojnë veshje me mënge te gjate, me ngjyre te bardhe qe pengojnë depërtimin e rrezeve te dëmshme.

Free Traffic Exchange