http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana është pushtuar javët e fundit nga një valë ndërtimesh pa leje. Ato janë shtesa katesh, zënie hapësirash publike. Megjithatë zëri i opinionit publik dhe i vetë qytetarëve që banojnë në këto pallate ose është apatik, ose i heshtur fare. Ndërsa kjo është një protestë gjatë pushimeve të verës, e një grupi studentësh të Ekonomikut, të cilët kundërshtojnë ngritjen e ndërtimit shumëkatësh pranë Fakultetit. Historia e konfliktit për këtë ndërtim, pranë Fakultetit Ekonomik daton 9 vjet më parë. Ajo nisi si një përplasje mes dy institucioneve që miratojnë lejet e ndërtimit dhe vazhdon sot me procese gjyqësore, protesta dhe tubime mes Fakultetit Ekonomik dhe Firmës së Ndërtimit. Studentët kërcënojnë me bojkot të mësimit, me nisjen e vitit të ri akademik. Në krah të tyre, është edhe dekanati i Fakultetit.Leja e ndërtimit për këtë godinë u dha nga KRRT e Bashkisë së Tiranës në 2004. KRRTRSH në atë kohë e rrëzoi lejen, me argumentin se ishte brenda kampusit universitar dhe nisi një kalvar gjyqësore mes palëve. Në shkurt 2011, Universiteti i Tiranës kërkoi në Gjykatën e Faktit shfuqizimin e lejes së ndërtimit. Me këtë vendim të datës 30 maj 2013, Gjyqtarja Anila Capo i dha të drejtë Universitetit. Por avokati mbrojtës i Firmës thotë se Fakulteti nuk ka asnjë vendim të formës së prere për pezullimin e punimeve. Ai shton se ka një urdhër nga Përmbarimi për të vazhduar punimet. Përplasja mes palëve pritet të rifillojë në Apel në vjeshtë, ndërsa Fakulteti ka ofruar si kompromis përshtatjen e godinës në ambiente arsimore kundrejt një marrëveshje me firmën.