http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Shqiperi mendohet se jetojnë rreth 15 mijë romë të shpërndarë në të gjithë territorin. Ne baze te disa informacioneve jozyrtare,gati 25 për qind e tyre,nuk janë të regjistruar në gjendjen civile. Në regjistrimin e fundit të popullsisë përfaqësues të këtij komuniteti, besojnë se janë regjistruar vetëm një pjesë e vogël e tyre, përafërsisht 8 mijë, ndërsa disa studime te tjera te organizatave te ndryshme thonë, se ata mund te jene disa fish më shumë. Problemet e romeve dhe egjiptianeve, janë te shumta. Ata përgjithësisht jetojnë dy here me keq se shqiptaret,sipas nje studimi te Bankës Botërore për varfërinë. Pavarësisht se marrin pjesë në parti të ndryshme, këtij grupi etnik i mungon përfaqësimi. Nje tjetër studim i Unicefit, ben me dije se romet janë të vendosur kryesisht në 108 vendbanime të ndryshme në zonat urbane dhe rurale. Në Shkodër banojnë 85 familje rome me afërsisht 407 persona, të ardhur nga Fushë-Kruja, Durrësi, Fieri, Elbasani etj. Ato janë të shpërndarë në tre kampingje në hyrje të qytetit të Shkodrës dhe tek Ura e Bunës, si dhe një tjetër kamping i ngritur në fshatin Beltojë, ku jetojnë në çadra e kasolle. Ndërkohë në qytetin e Kukësit jetojnë rreth 13 familje me 64 persona, në atë të Peshkopisë 10 familje me 47 persona. Në Lezhë, Shëngjin e Milot jetojnë pak persona nga ky komunitet, ende të paregjistruar. Situata me këtë komunitet, ka krijuar një rreth vicioz, qe riprodhon analfabetizëm. Shumica e fëmijëve dhe të rriturve deri në 30 vjeç nuk dinë shkrim dhe lexim. Të dhënat tregojnë, se problemi më i vështirë, me të cilin përballen romët është papunësia. Edhe ata qe punojnë, janë te angazhuar në sektorin informal, kryesisht në mbledhjen e hekurishteve, shitjen e rrobave të përdorura, apo lypin rrugëve. Mbi 80 për qind e romëve mendohet se jetojnë duke shitur mbetje të riciklueshme metalike dhe plastike. Komunitetet rome në periferi të Tiranës, rreth 12 mije vete, vuajnë prej vitesh varfërinë ekstreme, ndërsa ndihma e shtetit e shoqërisë, për ta ka mbetur ne kuadër te projekteve ne leter, e parave te harxhuara ne emer te tyre, por qe nuk shkuan kurrë per ta. Sot kur shoqëria shqiptare kërkon nje zgjidhje per romet dhe Europa na tund kartën e integrimit, qe e kushtëzon edhe me këtë çështje. Ndaj është ndoshta momenti te tregojmë, nëse dimë te krijojmë vetëm geto rrotull qyteteve tona, apo mund te bashkëjetojmë me këtë komunitet, si te barabarte.