News, Lajme - Vizion Plus - Dyqanet publikojnë fotot e hajdutëve

2015-11-23 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nuk janë vetëm hajdutet qe sofistikojne mënyrat e grabitjes, por tashme edhe te dëmtuarit po gjejnë mënyra te reja mbrojtjeje. Një e tille duket se po kthehet ne fenomen ne bizneset e kryeqytetit, sidomos ne butiqe me veshje apo këpuce. Kohet e fundit ne xhamat e dyqaneve janë publikuar foto grash me etiketimin hajdute. Pamja është nxjerre nga kamerat e sigurisë qe survejojne ambientin brenda dyqanit. Pas inventarit pronaret kane vene re mungesën e mallit dhe përmes monitorimit te filmimeve kane kapur sekuencat ku u janë vjedhur sendet. Ornela Pisku një nga shitëset e këtij dyqani na tregon se publikimi i fotove u be pas denoncimit te disa rasteve grabitjeje. Për shkak edhe te mallit qe shitet grabitëset janë pjesa dërrmuese gra. Ato mund te vijnë nene e bije apo disa shoqe. Mekanizmi i vjedhjes nis nga dhoma e provës me marrjen e disa rrobave njëherësh dhe mbajtjen e një apo dy veshjeve e deri ne këtë mënyrë. Sipas zyrës per mbrojtjen e te dhënave personale ne Shqipëri nuk ka një ligj qe specifikon nëse publikimi i fotove ne këto raste është shkelje e privatësisë, por nga ana tjetër edhe ne këtë zyre nuk ka shkuar kurrë një person te ankohet për një situate te ngjashme. Vetëm vitin qe kaloi ne Shqipëri janë shënuar mbi 5800 raste vjedhjesh, pothuajse dyfish i 2011-es. Sipas te dhënave te policisë gjysma e tyre kane arritur te zbulohen, duke shtyre bizneset te vetëmbrohen edhe ne mënyra te tilla për ti mbajtur hajdutet larg derës se tyre.

Free Traffic Exchange