Argent Halili, portieri i ekipit të Kukësit në ndeshjen e fundit me Metalurg Donjesk ishte padyshim heroi i takimit që u luajt në Ukraninë. Ai bëri disa pritje të vështira, çka i siguroi ekipit verilindor kalimin e 3 tureve eleminatore në Europa League. Në prag të ndeshjes së play off-it me turqit e Trabzonsporit, Halili thotë se Kukësi i tejkaloi objektivat dhe do të luajë pa frikë. Me ekipin e Kukësin luajnë edhe dy mesfushorët e dalë nga ekipet e moshave të Tiranës. Kukësi është përforcuar ditët e fundit edhe me dy lojtarë cilësorë: Cikalleshin dhe Hysën. Ndeshja e parë luhet në "Qemal Stafa" në 22 gusht ndërsa e kthimit në Turqi në 29 gusht.