Vijojnë tensionet në Egjipt - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Egjipti vijon të mbetet i përçarë, ndërsa dy grupimet kryesore në vend rrezikojnë të përplasen sërish. Ushtria egjiptiane ka paralajmëruar se do të shpërndajë me forcë këtë të hënë mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, të cilët janë organizuar në dy kampe kryesore në kryeqytetin Kairo. Ata kundërshtojnë rrëzimin e Presidentit Mohamed Morsi në fillim të muajit të kaluar, përmes një grushti shteti. Edhe pse kanë marrë një ultimatum të ushtrisë për t'u shpërndarë, tubuesit janë shprehur se do të vijojnë me qëndrimin e tyre, deri në rikthimin e Morsit në pushtet. Dy vjet e gjysmë nga rrëzimi i regjimit diktatorial të Hosni Mubarak, Egjipti u përfshi sërish nga një situatë e paqëndrueshme. Vendi mbetet i ndarë në dy kampe kryesore politike, mbështetësit e partisë islamiste, Vëllazëria Myslimane dhe shekullaristët. Këta të fundit gëzojnë edhe mbështetjen e ushtrisë, e cila ndërmori një grusht shteti, me pretendimin se Vëllazëria Myslimane në pushtet po ndërtonte një shtet me bazë islamin. Regjimi i ri është zotuar për ndryshimin e Kushtetutës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Megjithatë, kundërshtitë e shumta politike, kanë bërë që në harkun e një muaji, më shumë se 250 njerëz të vriten nga përleshjet mes palëve.
Egypt continues to remain divided, and the two main groups in the country threaten to collide again. The Egyptian army has announced that it will distribute this Monday strongly Muslim Brotherhood supporters, who are organized into two main camps in the capital Cairo. They oppose the overthrow of President Mohamed Morsi early last month, through a coup. Even though they were a military ultimatum to disband, Gatherer, the Unifier said they will continue with their attitude, to return to power Morsi. Two and a half years from the fall of the dictatorial regime of Hosni Mubarak, Egypt was involved again by an unstable situation. The country remains divided into two main political camps, supporters of the Islamist party, the Muslim Brotherhood and the secularists. The latter enjoyed the support of the army, which launched a coup, claiming that the Muslim Brotherhood to power was building a state based on Islam. The new regime has vowed to change the constitution and holding new elections. However, many political controversies have made the bow of a month, more than 250 people killed by clashes between the parties.

Free Traffic Exchange