Shorti, Kukësi përballë Trabzonsporit - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 6

http://www.vizionplus.tv/
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv

Një ditë pas kthimit si triumfatorë në atdhe, të kualifikuar në fazën e play off-it, lojtarët e ekipit të Kukësit kanë mësuar kundërshtarin e radhës. Turqit e Trabzonsporit janë pengesa e fundit për verilindorët, për të shkuar historinë e futbollit shqiptar. Në këtë ekip ka luajtur Alban Bushi. Nëse Kukësi ia del të kalojë këtë ekip, atëherë kalon në fazën në grupe të Europa Ligës. Shorti është ndjekur në Tiranë, nga presidenti i Kukësit Safet Gjici, i cili beson se ekipi me disa përforcime mund t'ja dalë. Një ndër përforcimet e fundit ishte blerja e lojtarit Dragoi, çka e bën edhe më konkurrues ekipin. Jonuz Hallaci, tifozi që ndjek ekipin në çdo takim, rikthen në kujtesë gjithë rrugëtimin e klubit në garën europiane. Ai veçon ndeshjen në Sarajevë, të turit të dytë, si më emocionuesen. Hallaci tregon gjithashtu një pjesë të bisedave në 15 minutat e pushimit, gjatë ndeshjes dramatike të luajtur një natë më parë në Ukrainë, mes trajnerit Cungu dhe lojtarëve. Ekipi i dyte që luan në fazën play off është Skëndërbeu i Korçës, që do të përballet me një tjetër ekip Ukrainas, me modestët e Odesës ku luajnë shqiptarët Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli. Ndeshjet e para, dy ekipet shqiptare i luajnë jashtë në 22 gusht dhe të kthimit në 29 gusht në Shqipëri.
A day after triumphant return to his homeland, qualified in the stage play-offs, team players have learned Kukes next opponent. Trabzonsporit Turks are the last obstacle to the northeast, to go Albanian football history. This team has played Alban Bushi. If Kukes manages to pass this team, then goes on stage in the Europa League groups. The lot is followed in Tirana, Kukes Safet Gjici president, who believes the team can cope with some reinforcements. The last one was buying reinforcements Player dragon, which makes it even more competitive team. Jonuz Hallaci, fan who follows the team in every meeting, in memory restores all the club's journey in European competition. It specifies the game in Sarajevo second tour, as emocionuesen. Hallaci also shows a part of conversations in 15 minutes of rest, during dramatic play the game the night before in Ukraine, Cungu between coach and players. The second team that plays in the playoff phase is Korca Skanderbeg, who will face another Ukrainian team, with modest of Odessa where Albanians play Elis Bakaj and Kristi Vangjeli. The first matches, both Albanian teams play off on 22 August and returning on August 29th in Albania.