Ilaçet bllokohen në dogana - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 11

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv

Medikamentet mbeten te bllokuara ne pikat doganore. Shkak për këtë situate është bere udhëzimi i ministrisë se Financave, drejtuar doganave ku kërkohet te mos zhdoganohen barnat qe nuk kane pullën e re te sigurisë. Vendimi ka hyre ne fuqi nga data 6 gusht.

Rasti me flagrant është ai i një kamioni me vaksina per fëmijët, te cilat duhet te qëndrojnë ne kushte frigoriferike, dhe qe e bën problemin akoma edhe me emergjent. Drejtori i qendrës se kontrollit te barnave, Arif Shahini, i kontaktuar nga Vizion Plus, thekson se ka nje urdhër verbal nga kryeministri Berisha per shtyrjen me katër muaj te afatit per pullën ekzistuese, ndërsa doganat per te zhbllokuar situatën presin nje urdhër te ri nga ministria e Financave. Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka nuk i eshte përgjigjur interesimit te Vizion Plus, per te marre nje përgjigje zyrtare ne lidhje me situatën dhe numrin e kamionëve qe presin aktualisht urdhrin e ri per t'u zhdoganuar.

Ndërsa Zv/ministri i financave, Nezir Haldeda, i cili ka firmosur edhe udhëzimin per ndalimin e zhdoganimit te barnave, ne mungese te ministrit Bode, i pyetur nga Vizion Plus thekson se e ka te pamundur te komentoje per nje çështje jashtë fushës qe ai mbulon. Ndërsa vete grosistet shprehen se kjo situate i ka sjelle kosto financiare dhe nëse problemi nuk merr zgjidhje, rrezikohet qe pasojat te ndihen direkt ne tregun e ilaçeve. Prej vitesh, qendra e kontrollit te barnave, është struktura shtetërore qe merret me kontrollin e cilësisë dhe çmimeve te ilaçeve. Importuesit e barnave theksojnë se ndryshimi i sistemit te kontrollit, nga shteti te privati, synon te behet vetëm per qëllime përfitime dhe jo per te rritur cilësinë dhe standardet e kontrollit, siç pretendohet. Per me tepër, pulla e re ne kosto ka nje çmim me te larte se ekzistuesja, gje qe sipas tyre do te rriste deri me 20 per qind çmimin e ilaçeve. Procedura e re qe dikton ministria e Financave kërkon qe prodhimi i pullave te behet ne Shqipëri nga nje firme vendase, qe duhet dërguar te prodhuesi i medikamenteve me DHL dhe te vendoset atje. Por prodhuesit e huaj kane refuzuar deri tani te ndjekin këtë procedure.
Drugs remain blocked at customs points. The reason for this situation is made instruction ministry of Finance, which is required to run customs not cleared drugs that have no new safety sticker. The decision came into force on August 6.

Flagrant case is that of a truck with vaccines for children, which should stand in refrigerator conditions, and that makes the problem even more urgent. Director of Drugs Control center, Arif Shahin, contacted by Vision Plus, states that there is a verbal order from the Prime Minister Berisha for delaying by four months the deadline for existing knob and customs to break the deadlock expect a new order of ministry of Finance. Director General of Customs, Flag Gjymishka not responded to Vision Plus, to get a...

Free Traffic Exchange