Shorti i Champions League, përballë PSV-Milan - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 7

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për turin e play off-it në Champions League rezervon përballje spektakolare. Kuqezinjtë e Milanit do të ndeshen me kundërshtarin ndoshta më të fortë të mundshëm, holandezët e PSV Eindhoven. Një kundërshtar më i vështirë se aq nuk mund të dilte për shtatë herë kampionët e Europës. Ndeshja e parë do të luhet në Holandë, ndërsa e kthimit në San Siro. Megjithatë, në këtë përballje kuqezinjtë mbeten favoritë. Duke iu referuar historisë, dy herë të tjera që Milani e ka nisur nga kjo fazë paraeliminatore aventurën në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit për klube, ka arritur t'i shkojë deri në fund, duke rrëmbyer kupën me veshë të mëdhenj. Bëhet fjalë për sezonet 2002-2003 dhe 2006-2007, kur Milan u shpall kampion Europe. Shorti i mesditës së të premtes ofroi edhe surpriza të tjera. Në këtë mënyrë, Arsenali do të përballet me turqit e Fenerbahçes, ndërsa francezët e Olimpik Lionit, me Real Sociedadin. Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 20 dhe 21 gusht, ndërsa ato të kthimit, një javë më vonë, më 27 dhe 28 gusht. 22 skuadra janë tashmë të kualifikuara për në fazën e grupeve të Champions League. 20 ekipet e mbetura do të luftojnë për 10 vendet e mbetura. Ato që do të eliminohen në këtë fazë, do të vijojnë aventurën europiane në fazën e grupeve të Uefa Europa League.
The lot is cast into the Swiss Nion round play-off Champions League showdown spectacular reserves. Milan Rossoneri will face perhaps the strongest opponent possible, Dutch PSV Eindhoven. A more formidable opponent than that may not appear for seven times European champions. The first match will be played in the Netherlands, while the return to San Siro. However, in this confrontation Rossoneri remain favorites. Referring to history, twice that Milan has started from this stage preliminaries adventure in the most important competition of European football clubs, has managed to move up in the bottom, grab the cup with the big ears. It is for the 2002-2003 and 2006-2007 seasons, when Milan were champions Europe. Lottery midday Friday also offered other surprises. In this way, Arsenal will face Fenerbahce Turks and the French Olympic Lyon at Real Sociedad. The first matches of this tour will be played on 20 and 21 August, while they return a week later, on 27 and 28 August. 22 teams are already qualified for the group stage of the Champions League. The remaining 20 teams will fight for the remaining 10 countries. They will be eliminated at this stage, European adventure will continue in the group stage of the UEFA Europa League.