Fiton Skënderbeu, por skualifikohet - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Skënderbeu i Korçës gati e preku me dorë ëndrrën për t'u kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Edhe pse kishin humbur ndeshjen e parë me një rezultat të thellë 3 me 0 përballë kundërshtarëve nga Kazakistani, ekipi që drejtohet nga Mirel Josa nuk kishte humbur besimin se në "Qemal Stafa" mund të ndodhte mrekullia. Goli i parë për vendasit që dominuan tërësisht lojën në pjesën e parë, erdhi shumë shpejt. Në minutën e 9, ishte Tomic që e dërgoi topin në rrjetën e Shakhter Karagandit. Por 2 penallti radhazi realizuar nga kapiteni Shkëmbi në të 20 dhe 29, elektrizuan stadiumin. Brenda 30 minuta 3 gola dhe këtu niste gjithçka nga e para. Miqtë nga Kazakistanit të shokuar nga ky presion i ekipit shqiptar, u ringjallën vetë në minutën e 38 të pjesës së parë. Me këtë gol, trajnerit Josa iu vështirësuan planet. Dhe gjërat shkuan edhe më keq, kur sulmuesi kryesor Pejic la fushën e lojës me karton të kuq duke e lënë Skënderbeun me 10 lojtarë. Goditja ishte e rëndë. Ëndrra u thye në mes dhe shpresat u venitën. Në minutën e 67, Beizhanov shënon edhe golin e dytë për miqtë. Ndeshja u mbyll kështu me fitoren e korçarëve, por e pamjaftueshme për të kaluar turin. Megjithatë edhe pse të skualifikuar nga Liga e Kampioneve, korçarët nuk i thonë lamtumirë Kupave të Evropës për këtë edicion, sepse transferohen në Ligën e Evropës, aty ku po mrekullon me paraqitjet një tjetër ekip shqiptar, Kukësi, që luan në turin e tretë.
Skanderbeg Korca almost touched dream to qualify for the third round of the Champions League. Although they lost the first game by a score of 3 to 0 versus depth from Kazakhstan opponents, the team led by Mirel Josa had not lost their faith in "Kemal Stafa" miracle can happen. The first goal for the locals who completely dominated the game in the first half, came very quickly. After 9 minutes, it was Tomic who put the ball past the Shakhter Karagandit. But two consecutive penalty carried by Captain Rock in the 20th and 29th, elektrizuan stadium. Within 30 minutes 3 ??goals here and start all over again. Friends of Kazakhstan shocked by the pressure of the Albanian side was revived itself after 38 minutes of the first half. With this goal, coach Josa was scrubbed plans. And things went worse when Pejic main striker left the pitch with a red card leaving Skanderbeg with 10 players. Stroke was heavy. Dreams and hopes dashed between being blurred. In the 67th minute, Beizhanov marks the second goal for the visitors. The match ended with the victory of Korçarëve so, but not enough to pass round. However, although disqualified from the Champions League, they say goodbye locals European Cup for this season, because transferred Europa League, where are delights with another team appearances Albanian Kukes, which plays in the third round.

Free Traffic Exchange