http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prindërit e Sokol Isufajt ne Fier, njërit prej viktimave të vrasjes së trefishtë në një nga plazhet e Vlorës rreth 10 ditë më parë, kanë çelur një proces gjyqësor ndaj dy gazetave të përditshme në Tiranë. Përveç dhimbjes së madhe për humbjen e djalit, prindërit e Sokolit vuajnë edhe përfshirjen e emrit të tij dhe të familjes në sajesa, siç i cilësojnë ata shkrimet e atyre ditëve nëpër gazeta. Babai i Sokol Isufajt tregon se familja nuk ka patur kurrë konflikte me askënd dhe jo më hasmëri, siç është shkruar nëpër gazeta. Edhe nëna e tij mes lotësh kërkon kapjen e autorit të dytë të ngjarjes së rëndë dhe vendosjen në vend të nderit të familjes së saj. Në datën 28 korrik në një nga plazhet e Vlorës mbetën të vrarë Diana Ademi 53 vjeçe, Serdi Bajlozi 17 vjeç dhe Sokol Isufaj 34 vjeç. Një pjesë e mediave të shkruara në Tiranë, një ditë pas ngjarjes, Sokol Isufajn e lidhnin me hasmëri apo të kaluar të errët, duke supozuar se ai kishte qenë shënjestra e atentatit. Ndërkohë që pas hetimeve të policisë rezultoi se të tre viktimat kishin qenë aksidentale.
Sokol parents ISUFAJ Fier, one of the victims of a triple murder in the beaches of Vlora about 10 days ago, have opened a trial against two daily newspapers in Tirana. In addition to the great pain of losing son, parents suffer Kestrel involvement of his name and family forgeries, as they assert writings in newspapers these days. Sokol ISUFAJ father shows that the family has never had conflicts with anyone and not hatred, it is written in the newspapers. Even his mother between tears require finding a second severe event and setting in place the honor of her family. On July 28 at one of the beaches of Vlora killed 53-year-old Diana Adam, Monster Serdi Sokol Isufaj 17 years and 34 years. A part of the print media in Tirana, a day after the event, Sokol Isufaj linking with enmity or dark past, assuming that he had been the target of assassination. Meanwhile, after police investigation found that the three victims had been accidental.