KiE: Korrupsioni në Shqipëri - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Këshilli i Europës thekson se Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në luftimin e korrupsionit dhe në zbatimin e ligjit. Sekretari organizativ i "GRECO-s", Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit në KiE, Volfgang Rau, në një intervistë për radion "Dojçe Vele", deklaron se pavarësisht reformave, vendit tonë i mbetet shumë punë për t'u bërë. "Në raportin e fundit të GRECO-s për Shqipërinë, për të cilin po flasim, në zbatimin e ligjit në praktikë- sidomos në sa parashikon Kodi Penal lidhur psh me ryshfetin aktiv në sektorin publik dhe privat, trafikun e influencës - deri tani progresi është shumë i limituar dhe zbatimi i ligjit është penguar nga një mungesë informacioni dhe mirëkuptimi të përgjithshëm për gjithë sa parashikon Kodi Penal për korrupsionin si edhe nga shtrembërimi i zbatimit të ligjit. Vendi ka nevojë për vazhdim dhe zhvillim të mëtejshëm të masave praktike si trajnimet e oficerëve të policisë, gjykatësve dhe prokurorëve." Sipas zotit Rau, për luftimin e këtij fenomeni duhet një vullnet më i fortë politik. "Përvoja tregon se duhen përmbushur disa kushte për të luftuar me efikasitet korrupsionin, duke filluar nga një vullnet i fortë politik në nivelin më të lartë politik që përkthehet në masa praktike për të siguruar që policia, akuza, dhe gjykatat kanë në dispozicion mjetet e duhura për të kryer punën e tyre, përfshirë edhe një numër të mjaftueshëm stafi të specializuar." Zyrtari i Këshillit të Europës u shpreh se "GRECO" do të hartojë një raport tjetër vlerësimi për Shqipërinë në fillim të vitit të ardhshëm, ku do të shihen hapat që ka bërë vendi ynë për plotësimin e rekomandimeve të KiE-së.
The European Council stresses that Albania has made ??limited progress in fighting corruption and in law enforcement. Organisational Secretary "GRECO" Group of States against Corruption in the CoE, Wolfgang Rau, in a radio interview "Deutsche Welle", stating that despite reforms, our country is still much work to be done. "The latest report on Albania GRECO, to whom you are talking, in law enforcement in practice, especially in the Criminal Code provides for such associated with active bribery in the public and private sector, traffic of influence - so far progress has been very limited and law enforcement is hampered by a lack of information and understanding for all the general Criminal Code provides for corruption and perverting the rule of law. The country needs to continue and further development of practical measures such as training of police officers, judges and prosecutors. "According to Mr. Rau, to combat this phenomenon should be a stronger political will. "Experience shows that certain conditions must be met to effectively combat corruption, starting from a strong political will at the highest political level that translates into practical measures to ensure that the police, prosecution, courts are available and appropriate tools to p...