Pushime të gatshme apo aktive? - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Te marrësh avionin, per nje destinacion me pakete te plote turistike, ku nuk te duhet te mendosh për asgjë. Ose t'i hipësh makinës tende dhe te ndërtosh vete çdo dite e aspekt te pushimeve te verës. Edhe per shkak te pozicionit gjeografik, shqiptaret janë te ndare mes këtyre dy koncepteve te pushimit. Ne rastin e pare, jane agjencitë turistike, qe ne baze te disa kërkesave te klientit, gjejnë llojin e hotelit, apo resortit, nga ku shpesh, nuk ke nevoje te dalësh, përgjatë gjithë ditëve, për te cilat ke paguar. Mjafton te sigurosh paratë, dhe te tjerë, mendojnë për ditët e tua te qëndrimit. Ketë alternative agjencitë e ofrojnë kryesisht ne Turqi, por deri ne njëfarë mase, edhe ne Greqi e Spanjë. Por pushuesit aktive, preferojnë te mendojnë per alternativen e tyre, dhe te lëvizin përgjatë periudhes se lejes vjetore. Kjo nis qysh me kërkimin ne internet te destinacionit, hotelit, dhe me pas me ndërtimin e ditëve te qëndrimit, te cilat, pak duhet t'i ngjajnë njëra-tjetrës. E ne kete rast Shqipëria është e rrethuar me vende, ku mund te pushosh dhe lëvizur me makinën tende, pa patur nevoje për konsulence. Edhe pa kapërcyer kufirin, mund te eksplorosh nga thëthi e Valbona, e deri ne Voskopoje e plazhet e jugut. Ndërsa duke lënë vendin, Kotorri i Malit te Zi, pa përmendur gjithë bregdetin e këtij vendi, Dubrovniku i Kroacisë, apo Ohri i Maqedonisë, ofrojnë veç plazheve, edhe objekte për t'u vizituar, per shkak te statusit te tyre trashëgimi botërore. Dhe ne te gjitha këto vende mund te shkohet nga 2 ore ne rastin e Malit te Zi e Maqedonisë e deri ne 5 ore ne rastin e Kroacisë. Po kështu Greqia është lehtësisht e arritshme me makine, qofte nga Kapshtica me destinacion Selanikun, apo nga Qafe-Bota e Sarandës, apo Kakavija e Gjirokastrës, drejt Parges e Igumenices. Lëvizja pa viza ka bere qe shqiptaret te mos mjaftohen me, me paketat e gatshme, ku përfshihet çdo shërbim, por te kthehen edhe ne eksploratore te natyrës dhe historisë se vendeve fqinje, e përmes tyre, edhe te vendeve me te largëta te kontinentit europian.
To take flight, for a destination with a full tourist package, which does not have to think about anything. Or to climb and build your car you every day of the summer holidays aspect. And because of geographic location, Albanians are divided between these two concepts rest. In the first case, are tourist agencies, which according to some requirements of the client, find the type of hotel or resort, where often, you do not need to prosper throughout the days for which you have paid. Suffice to insure money, and others, think of your days to stay. This offer alternative agencies mainly in Turkey, but up to some extent, also in Greece and Spain. But active vacationers prefer to think about their option, and move along the period of annual leave. It starts with searching the Internet since the destination, hotel, and days after the construction ...