http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha qytet e Shqipërisë dhe kryeqyteti diçka më shumë, ofrojnë pothuajse të njëjtën pamje çdo ditë. Bare dhe kafene që për nga luksi konkurrojnë lokalet ne vendet europiane, por që ndryshe nga ato, ne Shqipëri janë plot në çdo orë të ditës. "Jemi në një nga lokalet e kryeqytetit dhe pse ora ka kaluar 12:00 dhe piku i vapës është ne kulmin e tij, tavolinat vazhdojnë te jene plot edhe kur vjen fjala për një vendim te rendesishem siç është puna, që duhet diskutuar në vende të caktuara, duket se kafeneja po merr fuqi institucionale." Shume shqiptare kane rene ne kurthin e kësaj kulture kafenesh, duke kultivuar sipas sociologeve, dembelizmin. Sipas sociologes Entela Binjaku, "shoqëria duhet t'i japë një tjetër drejtim këtij orientimi, i cili nuk çon askund tjetër përveç pasivitetit dhe mungesës se kullures institucionale. Qofte ne drejtimin institucional, qofte ne drejtimin e shoqërisë civile apo angazhimit familjar, duhet t'i orientojmë ne drejtim te vendeve te punësimit afatgjate dhe mobilizimit te grupmoshave, te cilat vetëm ne këtë mënyrë do t'i krijoje një te ardhme vendit, ndryshe nga ajo qe është sot." Nëse ne komunizëm puna matej dhe madje edhe vlerësohej deri me titullin "Hero i punës", sot diçka e tille as qe mund te mendohet. Pakkush kujton një prej dekreteve më interesante të asaj kohe, atë për heronjtë e punës. "Në mbështetje të nenit 58, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të qeverisë, presidiumi i Kuvendit Popullor, nxjerr këtë dekret: dekret mbi dhënien e titullit Hero i Punës Socialiste dhe urdhrave e medaljeve të punës të Republikës Popullore të Shqipërisë, punonjësve të bujqësisë për vitet 1961-1965." 76-vjeçari Peço Kondo, qe prej moshës 33-vjeçare gëzon statusin e Heroit te Punës Socialiste. Pavarësisht moshës se vjetër dëshira për te qene i dobishëm nuk i mungon edhe sot. "Dhe pse pensionist aktivizohem ne pune shtëpie.... Njeriu po nuk punoi nuk mund te ece përpara, te rinite e sotëm te mos hane fara luledielli.. I sheh vetëm neper lokale, të mos presin nga xhepat e prindërve, por te kenë dëshirën për pune. Një fjale e urte thotë: 'Po nuk punuan këmbët nuk hane dhembet....' Përkundër fjalës se urte te 76-vjeëarit, baret e lokalet mbeten te pushtuara nga heronjtë e kafeneve, për te cilët çdo dite e javës është 'e diele'.
All the capital city of Albania and something more, offer almost the same picture every day. Bars and clubs that compete for the luxury shops in European countries, but unlike them, we are full of Albania at any hour of the day. "We are in one of the capital's premises and though time has passed 12:00 and peak heat is at its peak, tables continue to be full even when it comes to an important decision as it comes, to be discussed in places particular, it seems that the café is receiving institutional power. "Many Albanians have fallen into the trap of cafe culture, cultivati...