Zëvendësimi i deputetëve në qeverinë e re - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 5

Shpallja e qeverisë së re do t'i detyroje ministrat deputete të dorëzojnë mandatet para se ata të marrin funksionet e reja. Edi Rama nuk mund t'i paraqesë parlamentit të ri kabinetin qeveritar, para se të ketë ezauruar shkëputjen definitive mes pozicionit te deputetit dhe atij te ministrave për 16 emrat që do të jenë në këto funksione. Kjo do të thotë se para momentit te votimit si ministra, parlamenti i ri do të ketë një seancë, që do të ripërtërije 16 mandatet e përftuara nga marrëveshja PS-LSI. Zëvendësimi i parashikuar në nenin 164 të kodit zgjedhor dhe në rregulloren e parlamentit, parashikon një procedurë, që sipas juristit Sokol Hazizaj kalon në disa faza. "Listat pas verifikimit nga KQZ i vihen në dispozicion partive. Pranë dy selive PS dhe LSI, jepen aktet e dorëheqjeve që depozitohen me pas në institucionin zgjedhor. Ky i fundit pas verifikimit ia kalon parlamentit. Në seancën e parë, ngrihet komisioni i verifikimit te mandateve që bën procedurën." Vetëm pas këtij momenti, Edi Rama i drejtohet parlamentit për ti paraqitur qeverinë, seance kjo ku do te jene të pranishëm dhe 16 deputetet e rinj. Por a e kushtëzon kjo procedurë krijimin e qeverisë së re, që bën betimin më pas tek presidenti i Republikës? Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 12 emra të rinj ndërsa ai i LSI, 4 deputete. Lëvizjet më të mëdha për PS-në janë në qarkun e Tiranës, ku katër deputetë, Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla dhe Milena Harito do të lënë mandatin dhe njëkohësisht do t'i lënë vendin Enkelejda Shkrelit, Ervin Bushatit, Blerina Gjylametit dhe Erjeta Alhysës. Pas Tiranës, qarqet me më shumë lëvizje janë Fieri dhe Gjirokastra, me nga dy deputetë që lënë mandatin. Në Fier Ilirjan Celibashi do t'i lërë vendin Anduel Xhindit, ndërsa Eglantina Gjermeni do të zëvendësohet me Adelina Ristën. Në qarkun e Gjirokastrës, Erjon Veliaj dhe Arben Ahmetaj nuk do të jenë më deputetë dhe vendin e tyre do ta zënë Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo forcë politike do të ketë katër deputetë të cilët do të lënë mandatin. Në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, e cila do të marrë postin e ministres së Integrimit, do t'ia lërë vendin Kejdi Mehmetajt. Në Berat, Nasip Naço me Selfo Kapllanit, ndërsa në Durrës, Lefter Koka do t'ia lërë vendin Bujar Dervenit. Lëvizja e fundit është në qarkun e Elbasanit, ku Edmond Haxhinasto do të lërë mandatin e deputetit, të cilin do ta marrë Miranda Rira.