Italia ndodhet shumë pranë një krize institucionale. Pas dënimit të Berluskonit nga Gjykata e Lartë, vendi vuan pasigurinë politike. Kjo pasi, partia e kavalierit, Populli i Lirisë, mund të tërhiqet nga koalicioni i brishtë qeverisës, me të majtën. Nëse kjo do të ndodhte, vendi do t'u drejtohej zgjedhjeve të parakohshme. Vetë Berluskoni mblodhi një ditë më parë anëtarët e partisë, për të unifikuar qëndrimin. Ish-kryeministri kërkoi publikisht një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Në të kundërt, ai kërcënoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Edhe këtë të shtunë, zyrtarë të partisë së Berluskonit kanë kërkuar nisjen sa më parë të reformës së drejtësisë. Zëvendëskryeministri, njëherësh nënkryetar i PDL-së, Anxhelino Alfano tha se është gati për të dhënë dorëheqjen, për të synuar një reformim të thellë në vend. Ndërsa të dielën, Populli i Lirisë ka njoftuar mbajtjen e një tubimi në Romë. Disa zëra radikalë brenda kësaj force, kanë shkuar deri në ekstrem, duke paralajmëruar një luftë civile.
Italy is close to an institutional crisis. After Berlusconi's sentence by the Supreme Court, the country suffers political uncertainty. This is because, cavalier party, People of Freedom, may withdraw from the fragile governing coalition with the left. If this would happen, the country would be ruled early elections. Berlusconi himself collected the day before the party members to stay unified. Former prime minister publicly demanded a reform of the justice system. Otherwise, he warned that the country will go to elections. And this Saturday, Berlusconi's party officials have requested as soon launching justice reform. Deputy, both PDL's vice president, Angelino Alfano said he is ready to resign, to target a deep reform in the country. As of Sunday, the People of Freedom has announced a rally in Rome. Some radical voices within the force, have gone to great extremes, warning of a civil war.