Bankat "ruajnë" fizikisht paratë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Fitimi që një individ mund të ketë nga një depozitë bankare shkon mesatarisht në 2.5%, nëse afati i saj është një vjeçar. Lëvizjet e fundit të bankës së Shqipërisë duke ulur normën e interesit të lekut edhe pse kanë synuar të nxisin kreditimin, në fakt kanë dhënë efekt të kundërt. Bankat tashmë janë duke bërë thjesht "ruajtjen" fizike të lekut. Nëse llogaritim inflacionin për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i cili është në nivelin 2.2%, rezulton se nje person qe ka një depozitë në bankë nuk ka asnjë fitim real. Por çfarë i ka bërë individët që të priren të jenë më të kursyer, në kushtet kur dhe mbajtja e parasë në bankë nuk po rezulton me shumë leverdi? Një formë e cila ka më tepër fitim mund të jetë edhe investimi në bono thesari, por interesi i tyre ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Bankat tashmë në kushtet që kanë likuiditet të tepërt në llogaritë e tyre, përdorin si formë fitimi blerjen e bonove qeveritare dhe jo dhënien e kredive.

Gaining an individual can have a bank deposit ranges from average to 2.5%, if its term is one year. Recent moves by the Bank of Albania cut the interest rate rate although aimed to stimulate lending, actually gave the opposite effect. Banks are already doing just "maintain" physical rate. If inflation estimate for the first six months of this year, which is 2.2%, it turns out that a person who has a deposit in the bank there is no real profit. But what has made ??individuals tend to be more frugal in terms of when and keeping money in the bank is not very profitable results? A form which is more profit can be investments in bonds, but their interest has fallen sharply compared with a year ago. Banks already have conditions that excess liquidity in their accounts, use the form as a profit buying government bonds rather than lending.