Profesionet e ministrave të rinj - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 4

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mund të quhet kabineti me dominance te juristëve. Gjashte prej ministrave të qeverisë Rama, janë diplomuar për Drejtësi si universitet të parë. Por të qenurit juristë, duket se nuk ka qene kriter i domosdoshëm per Edi Ramen per te lidhur formimin e tyre profesional me postet qe mbajnë. Juristeve Damian Gjiknurit e Ditmit Bushati iu është besuar përkatësisht dikasteri i industrisë dhe ministria e Jashtme. Profesioni i dyte qe ka nje pjese e konsiderueshme e kabinetit është ai i ekonomistit. Kater prej anëtarëve të kabinetit, kanë përfunduar universitetin ne këtë fushe. Edhe këtu Rama ka bere kapërcime te forta, duke ruajtur parimin e një kabineti jo teknik por politik: Ekonomistja Mimi Kodheli, ish-nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë është emëruar Ministre e Mbrojtjes Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është diplomuar për gjuhe te huaj, anglisht, e me pas ka bere kualifikime ne diplomaci. Shëndetësia është ne duart e informaticienit Ilir Beqja. Te njëjtën shkolle ka mbaruar edhe Milena Harito. Por kjo e fundit duket se është fiks ne ministrinë ku i shërben formimi i saj: ne ministrinë e Inovacionit. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka përfunduar studimet për matematike ndërsa degën e elektronikës e ka ndjekur vetëm zv/kryeministri Niko Peleshi. Erion Veliaj dhe Klajda Gjosha kanë përfunduar studimet për Shkenca Politike. Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni ka studiuar për sociologji, ndërsa ministri i Bujqësisë afrohet me profilin e tij arsimor, për veterinari. Por me interesante ne gjithë listën e kabinetit qeveritar, është shkolla e artit qe ka kryer Edi Rama. I pari i qeverisë, është dhe i pari me universitetin më interesant. Studimet për pikturë dhe të qenurit artist që merret me politikë janë karakteristikat e kryeministrit që pritet të zyrtarizohet në shtator.

Cabinet can be called domination of lawyers. Six of Rama government ministers are university graduates Justice as the first. But being lawyers, it appears that there has been a necessary criterion for Edi Rama to connect with their professional positions to hold. Lawyer Damian Gjiknuri of Ditmit Bushati entrusted respectively and industry department of Ministry of Foreign Affairs. Second profession that has a substantial portion of the cabinet is the economist. Four members of the cabinet, have completed university in this field. Rama here has made ??strong jumps, while maintaining the principle of non-technical but a political cabinet: Mimi Kodheli economist, former Vice President of the Economic Commission was appointed Minister of Defense Minister of Transport Haxhinasto graduated in foreign languages??, English, and then made qualifications in diplomacy. Health is in the hands of informaticienit Ilir Beqja. The school has graduated the same Milena Harito. But the latter seems to be fixed in the ministry which serves its formation, the Ministry of Innovation. ...

Free Traffic Exchange