Berluskoni përballë drejtësisë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Në Itali, shumë media e cilësojnë sot si ditën e të vërtetës. Ish-kryeministri Silvio Berluskoni, pritet të njihet këtë pasdite me vendimin e Gjykatës së Lartë. Ky institucion do të vendosë nëse do të pranojë vendimin e Gjykatës së Milanos dhe asaj të Apelit, që e dënuan kavalierin me katër vjet burg dhe pesë vjet përjashtim nga funksionet politike. Berluskoni akuzohet për shmangie taksash me rrjetin e tij televiziv "Mediaset". Ky është vetëm një prej proceseve të shumta gjyqësore, ku është i përfshirë, politikani dhe biznesmeni i njohur. Sipas mediave italiane, përjashtohet një burgosje e mundshme e tri herë kryeministrit të vendit. Megjithatë, mbetet për t'u parë vendimi i Gjykatës Supreme. Shumë vetë në Itali i tremben një reagimi të mundshëm të Berluskonit, nëse i konfirmohet dënimi. Ai mund të tërheqë partinë e tij, Populli i Lirisë nga koalicioni i brishtë qeveritar, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike dhe institucionale.

In Italy, many media qualify today as the day of truth. Former Prime Minister Silvio Berlusconi is expected to be recognized this afternoon with the Supreme Court decision. This institution will decide whether to accept the decision of the Milan Court of Appeal and that, that kavalierin sentenced to four years in prison and five years exemption from political functions. Berlusconi is accused of tax evasion with his TV network "Mediaset". This is only one of numerous judicial proceedings, which is included, known politician and businessman. According to Italian media, excluded a possible imprisonment of three times Prime Minister of the country. However, it remains to be seen Supreme Court decision. Many in Italy fear a possible reaction to Berlusconi, if the sentence is confirmed. He can pull his party, People of Freedom fragile coalition government, plunging the country into a new political crisis and institutional.