Niko Peleshi është emri qe ka surprizuar shumëkënd e qe thuajse nuk pritej per t'u përfshirë ne qeverinë e re. Kryetari aktual i bashkisë se Korçës, do te jete numri dy i qeverise, pa ndonjë detyre tjetër. Pas rastit te Bashkim Finos qe u be kryeministër ne rrethanat e vështira te vitit 1997, Peleshi është i pari kryetar bashkie qe emërohet zv/kryeministër. Ne momentin e betimit ne detyrën e re, ai duhet te japë dorëheqjen nga funksionet qe ka ne pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 te Kushtetutës se republikës. Niko Peleshi i kontaktuar nga Vizion Plus, thotë se e ka pranuar detyrën e re si zv/kryeministër duke shtuar se ne shtator do te japë dorëheqjen para Këshillit Bashkiak, i cili njofton me pas prefektin. Është presidenti i Republikës qe me pas duhet te shpalle datën e zgjedhjeve duke u bazuar ne nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore. Sipas këtij neni "Në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit." Dorëheqja pak para mbledhjes se parlamentit te ri qe do zyrtarizoje kabinetin qeveritar do te thote se ne tetor mund te jete muaji kur do te mbahen zgjedhjet ne Korçë për kryetarin e ri te bashkisë.
Niko is Peleshi that has surprised many, the name of that almost was not expected to be included in the new government. The actual mayor of Korca, will be the number two of the government, without any other task. After the case of Union Finos who became prime minister in difficult circumstances in 1997, is the first Peleshi was appointed deputy mayor / prime. At the time of swearing in his new job, he should resign from the functions in local government has, with reference to Article 95 and 103 of the Constitution of the Republic. Niko Peleshi contacted by Vision Plus, says he has accepted his new post as Deputy / prime adding that in September will resign before the City Council, which then notifies the mayor. Is President of the Republic who later have to announce the date of elections based on Article 103 paragraph 3 of the local government. According to the article, "In the event of termination of the mandate, elections are held not earlier than 30 days and not later than 45 days from the date of notice of termination of the mandate. In any case, the President of the Republic Decree no later than 48 hours after the termination of the mandate. "Resignation shortly before the meeting that the new parliament that will formalize cabinet means that in October may be the month when it will be held elections in Korca city's new mayor.