http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një jave pas zgjedhjes ne postin e kryetarit te PD-së, Lulzim Basha është ulur ne zyrën e Sali Berishës për te zhvilluar takimin e pare si lider i opozitës me ambasadorin e Bashkimit Europian, Etore Sekui. Përkrah kryetarit Basha ne takimin qe zgjati 60 minuta ka marre pjese edhe shefi i kabinetit te Berishës, njëherësh ekspert i PD per çeshtjet zgjedhore Oerd Bylykbashi. Zgjedhjet ne fakt ishin tema kryesore e bisedës mes kryetarit te opozitës dhe ambasadorit Sekui dhe sipas Bashes transparenca e procesit eshte e rëndësishme te behet tani duke hedhur poshtë propozimin e PS per një Komision Hetimor per zgjedhjet ne shtator. Por ambasadori i BE Sekui ka ndare nje këndvështrim tjetër mbi procesin ankimor duke kërkuar mbylljen ne kohe te tij dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke theksuar se nuk ka mbetur shume kohe nga publikimi i progres-raportit dhe vendimmarrjes se Keshillit Europian per statusin e vendit kandidat. Përtej problematikes zgjedhore Basha ngriti shqetësimin e administratës duke akuzuar ps se nen modelin e nje partie shtet po përgatit lista militantesh te cilët do te zevendesojne punonjësit aktuale. Ndërkaq Basha garantoi se PD do te luaje nje opozite konstruktive, e cila do te ndihmoje procesin e integrimit