http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionet në Egjipt vijojnë të mbeten të larta. Në përpjekje për të afruar palët në qëndrime, shefja për politike të jashtme në BE, Ketrin Eshton, ishte në Kajro, ku u takua me krerët e ushtrisë dhe të qeverisë së re. Siç njofton zyra e shtypit e baroneshës Eshton, ajo është takuar edhe me Presidentin e rrëzuar Mohamed Morsi. Në një konferencë për mediat, zonja Eshton tha se Morsi është mirë, por nuk dha detaje mbi atë që është biseduar në takim. Vendi ku po qëndron nën arrest ish-kreu i shtetit të Egjiptit, vijon të mbahet sekret për arsye sigurie. Vizita e Eshton në Egjipt, vjen pak ditë pasi nga përleshja mes mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane dhe ushtrisë, mbetën të vrarë mbi 70 persona. Polarizimi politik dhe klima e tensionuar mes dy palëve në shtetin mysliman, vijon të mbetet e lartë. Vendi është i përçarë në dy grupime të mëdha, duke mos arritur të gjejë stabilitet, edhe pas rrëzimit të regjimit diktatorial të Hosni Mubarak.
Tensions in Egypt continue to remain high. In an attempt to bring the parties to the positions, head of EU foreign policy, Catherine Ashton, was in Cairo, where he met with leaders of the army and the new government. As the press reports of Baroness Ashton, she met with President Mohamed Morsi down. In a press conference, Ms Ashton said Morsi is good, but gave no details on what was discussed at the meeting. The place where he is under arrest ex-head of state of Egypt, continues to be kept secret for security reasons. Ashton's visit to Egypt comes a few days after the clash between supporters of the Muslim Brotherhood and the army killed more than 70 people. Political polarization and the tense climate between the two parties in a Muslim country, remains high. The country is divided into two major groups, having failed to find stability, even after the fall of the dictatorial regime of Hosni Mubarak.