http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia dhe Shqipëria kanë tre parqe të përbashkëta në zonën ndërkufitare Peristeri, Galicica dhe Parku i Prespës, të cilët kanë statusin e parkut kombëtar. Një shembull i ruajtjes së parqeve të këtyre përmasave është administrimi që i bëhet pyjeve në pjesën maqedonase. Drejtori shqiptar i Parkut të Peristerit në Maqedoni tregon se shteti nuk paguan asgjë për ruajtjen e pyllit, por të ardhurat sigurohen nga turizmi, shitja e bimëve medicionale qe ndodhen me shumice ne këtë park, por dhe nga shitja e druve te zjarrit. "Nëse komisioni i posaçëm i ngritur për prerjen e drurëve vendos për t'u prerë një pemë atëherë paraprakisht duhet te mbillet një tjetër. Nëse dikush ndalohet me një makinë me drurë të prerë atëherë automatikisht dënohet me 5 vjet burg" - tha Ahmet Haxhiu, drejtor i Parkut "Peristeri", Maqedoni. Ndërsa për parkun e Prespës në anën shqiptare, i cili teorikisht ka një sipërfaqe pyjore prej 27 mije hektarësh askush nuk di të thotë se sa hektarë kanë shpëtuar realisht nga sëpata. Po ashtu, askush nuk pranon të flasë nga personat që paguhen nga shteti për ruajtjen e këtij parku, për masakrimin qe i është bere pyllit. Në Prespë kanë shpëtuar vetëm zonat ku nuk mund të futen makinat e mëdha që ngarkojnë dru. Për rezervat e mëdha të biosferës që mbartin hapësirat në zonën ndërkufitare të Maqedonisë dhe Shqipërisë po punohet për futjen e tyre në listën e parqeve qe mbrohen nga UNESKO. "Parku kombëtar i Prespës është mjaft i pasur me elementë thelbësorë të burimeve të biosferës, ashtu si Pelisteri dhe parku i Galicices ne Maqedoni. Parqet kombëtarë e kanë të theksuar aspektin e konservimit të rezervave të biosferës, dhe ruajtja e këtyre vlerave do ti japë UNESKOS një argument mjaft të fortë. Ka shumë pak zona ndërkufitare që mbrojnë rezervat e biosferës në botë. Nga 610 rezerva të biosferës janë vetëm 16 ndërkufitare dhe Parku i Prespes do të jetë i 17-ti" -- tha Wolfgang Fremuth, drejtor i projektit te biosferës "Prespa". Ndër tre parqet që po punohet të futen në listën e UNESKO-s ai i Prespës është më i madhi me 27 mijë ha, por fatkeqësisht i ruajturi më pak. Parku i Peristerit është 17 mijë ha ndërsa Galicica 24 mije hektarë.
Macedonia and Albania have three parks Peristeri common border area, Galicica and Prespa Park, who have the status of a national park. An example of conservation parks of this size is made to forest management in the Macedonian. Director Park Peristeri Albanian in Macedonia shows that the state does not pay anything for the preservation of the forest, but tourism revenues obtained from the sale of medicinal plants that are found in abundance in this park, but by selling firewood. "If the special committee set up to decide the cutting of trees to be cut down a tree should be planted in advance then another. If someone stopped a car with cut trees then automatically sentenced to 5 years in prison "- Haxhiu said ...