Rama: Transparence financave - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do ta nisë punën në shtator me mangësi te mëdha në buxhet, për shkak të gropave të krijuara nga qeveria ne ikje Berisha. 48 miliard leke do të jetë deficiti që pritet te shkojë në rritje, e që del nga detajimi i programit të auditimit financiar të bërë publik nga partia socialiste. Sipas ketyre tabelave, qeveria në ardhje e Ramës, për vitin 2013 parashikon të ketë më të larta shpenzimet se të ardhurat, praktikisht 409 miliard nga 361 miliard leke që do ketë në dispozicion. Megjithatë, siç shpjegon kreu socialist dalja nga kriza ekonomike mund të bëhet vetëm në kushtet kur do të përballemi me situatën e vërtetë të financave në Shqipëri. Kjo është edhe pika që Rama nënvizon si më kryesoren: sipas tij deri tani hartimi dhe menaxhimi i buxhetit të shtetit është bazuar në të ardhura jo konkrete. Si emergjente socialistet shikojnë dhe zbatimin e kontratave që ka qeveria me palët e treta. Rama zotohet se do të analizojë çdo kontratë me bizneset ndaj te cilëve arka e shtetit ka detyrime. Përparësi sipas tij do të kenë sipërmarrësit të cilët kanë kryer punët publike, por qe prej vitesh nuk janë likuiduar. Përveç sistemit të ri që do të ketë në menaxhimin e situatës buxhetore dhe financiare, socialistët theksojnë se më e rëndësishmja do të mbetet kontrolli i qeverisë së tyre nga një autoritet i pavarur dhe jo politik, që do të jetë kompani e huaj. Model ky i marrë nga Sllovenia.

The new government of Prime Minister Rama will start work in September with major deficiencies in the budget, because the holes created by the outgoing government Berisha. ALL 48 billion deficit would be expected to go on rising, which comes from the breakdown of the financial audit program made ??public by the socialist party. According to these tables, the incoming government of Rama, for 2013 envisages to have higher expenses than income, virtually 409 billion from 361 billion would be available. However, as the socialist leader explains the emergence of the economic crisis can only be done at a time when we will face real financial situation in Albania. This is the point that underlines Rama foremost, by far his development and management of the state budget is not based on specific income. As socialists emergency watch and implementation of government contracts has with third parties. Rama pledges to examine each contract with businesses to whom the state has obligations checkout. According to its priority will be entrepreneurs who have committed public works, but for years there have been liquidated. In addition to the new system will be in budget management and financial situation, the socialists emphasize the most important remains of their government control by an independent authority and not political, that would be a foreign company. This model made ??by Slovenia.

Free Traffic Exchange