Policia arreston të dyshuarin e vrasjeve, viktimat ishin aksidentale - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

Nje konflikt banal per ngacmim femrash ka prodhuar masakrën e te dielës ne një nga plazhet me te populluara te Vlorës. Por absurdi nuk mbaron këtu. Te tre personat, mes te cilëve nje grua emigrante dhe nje i mitur, jane vrare nga rastësisht nga plumbat rikoshet. Ata nuk kishin asnjë konflikt te drejtpërdrejte me te riun 18-vjeçar Leo Osmeni, i arrestuar tashme nga policia e i akuzuar per krimin makaber. Pas nje pune intensive hetimore, drejtori i policisë se Vlorës, Artan Cuku, i shoqeruar nga prokurori, ka shpjeguar ne vija te përgjithshme dinamiken e krimit. Sipas tij, protagonist kryesor është Leo Osmeni, nje person me precedentë penale qe është konfliktuar me disa te rinj, ne ambientet e lokalit pranë plazhit. Policia nuk sqaron se çfarë ka ndodhur ekzaktesisht pas sherrit, por është e qarte se Leo Osmeni ka marre nje kallashnikov dhe ka zbritur shkallet e lokalit qe te çojnë poshtë ne plazh, duke qëlluar me breshëri. Viktima i pare Sokol Isufaj nga Fieri ka qene ne këmbë, duke u ngjitur sipër për te blere ujë. Diana Ademi ishte ne gjumë ne shezlongun e saj, ndërsa i riu adoleshent sapo behej gati te hidhej ne ujë. Qe te tre, pa asnjë lidhje me autorin e dyshuar. "Nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., 17-vjeç dhe Sokol Isufaj 34-vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal". Mbetet ende e paqarte nëse personat me te cilët ishte konfliktuar Osmeni ndodheshin ne plazh ne momentin e krimit e nëse ishin ata shënjestra e te shtënave. Policia po mbledh ende dëshmi e prova, per te zbardhur kete pjese te ngjarjes. Por sipas saj, ka prova te pakundërshtueshme qe faktojnë autorësinë e krimit nga 18-vjeçari. Ndërsa ne hetim janë edhe persona te tjerë qe dyshohet se bashkëpunuan me Osmenin.

Free Traffic Exchange