ERE: Të shkarkohet Sahit Dollapi - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 4

Kompania CEZ ka shkelur ligjin për sa i përket blerjes së mallrave dhe shërbimeve përmes tenderimit. Një raport i fundit i entit rregullator të energjisë mbi këtë ndërmarrje konstaton se gjatë prokurimeve, CEZ ka anashkaluar përfshirjen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila bën dhe kontrollin e tenderëve. Nisur nga kjo, anëtari i bordit të ERE-s, Adriatik Bego i ka kërkuar entit rregullator shkarkimin e drejtorit te CEZ Sahit Dollapi. Problemet në prokurimet publike janë mbështetur dhe nga anëtarë të tjerë të bordit. Gjatë pjesës së replikës, administratori i CEZ ka refuzuar praninë e kamerave. Më herët gjatë raportit që mbajti përpara bordit të ERE-s, dollapi e ka cilësuar procedurën e tenderimit të rregullt. Vetë kryetari I ERE-s Sokol Ramadani nuk e hodhi në votim kërkesën që bëri anëtari Bego. Ai sqaroi se përgatitja teknike për çështjet e energjisë, dhe mungesa e përgatitjes juridike e bën të vështirë marrjen e këtij vendimi. Ramadani sqaroi se gjatë ditëve në vijim do t'i kërkohet konsulencë avokaturës së shtetit. Pika 4 e nenit 12 të rregullores e cila përcakton kompetencat e administratorit të CEZ sanksionon se në rastet kur legjislacioni i energjisë nuk parashikon procedurën e zhvillimit të tenderëve, ajo vijon në bazë të ligjit për prokurimin publik.

CEZ has violated the law regarding the purchase of goods and services through tendering. A recent report by the energy regulatory entity of the enterprise finds that during procurement, CEZ has bypassed the involvement of the Public Procurement Agency, which gives control of the tenders. Given this, board member ERE Adriatic Bego regulatory entity has requested the dismissal of the director of CEZ Sahit Cupboard. Problems in public procurement are supported by other board members. During the reply, CEZ administrator has rejected the presence of cameras. Earlier in the report delivered to the board of ERE closet has described regular tendering procedure. The mayor of ERE Sokol Ramadani not cast a vote Bego member who made the request. He explained that the technical preparation on energy issues, and lack of legal training makes it difficult to take this decision. Ramadan explained that in the coming days will be required consulting the State Bar. Point 4 of Article 12 of the Regulation which defines the powers of the administrator of CEZ states that when energy legislation provides no competitive tendering procedure, it follows under public procurement law.