http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qarku i Elbasanit ka resurse të mëdha natyrore dhe historike, të cilat shfrytëzohen në minimumin e tyre. Duke qenë se investimet për zhvillimin e turizmit janë lënë vetëm në dorën e pronarëve të lokaleve, Elbasani mbetet një qytet tranzit për turistët. Vizitorët, kryesisht të huaj, për t'u njohur me vlerat historike të qytetit bëjnë pjesë të axhendave të tyre turistike Kalanë, Rrapin e Bezistanit dhe Monument e Kulturës në Llixha, dhe në mungesë të promovimit dhe të infrastrukturës, lihen jashtë vëmendjes Gjinari, Belshi dhe Stebleva. Këto janë vendet ku natyra ka falur shumë, por që vizitohen shumë pak nga turistët vendas dhe të huaj. I vetmi që ka njohur zhvillim është turizmi lumor. Ajri i pastër dhe kthjelltësia e ujërave të lumit Shkumbin janë ndalesa e turistëve vendas dhe të huaj. Një vlerë e shtuar e vizitës në qytetin e Elbasanit është kuzhina. Gatimet tradicionale, por edhe ato të huazuara nga kuzhinat e vendeve fqinje janë një arsye më shumë për t'u ndalur në qytetin e festës së verës. Duke qenë se turizmi në qytetin e Elbasanit mbetet ditor edhe kapacitetet e akomodimit hotelier nuk janë të mëdha. Elbasani ka 30 hotele me 1280 shtretër të përqendruar kryesisht në rrugët hyrëse dhe dalëse të tij.
Elbasan district has vast natural resources and historical, which are used in their minimum. Given that tourism development investments are left only in the hands of the owners of the premises, Elbasan remains a transit city for tourists. Visitors, mainly foreign, to become familiar with the historical part of the city their agendas tourist Castle, the Bezistanit Rrapi Monument of Culture and spa, and the lack of promotion and infrastructure, left out of the Gjinari, Belesh and Steblev. These are places where nature has forgiven, but little visited by domestic and foreign tourists. The only development that is known river tourism. Clean air and water clarity are Shkumbini River stops domestic and foreign tourists. An added value of Elbasan visit to the kitchen. Traditional dishes, but also borrowed from neighboring kitchens are one more reason to stop in town summer holiday. With tourism in the city of Elbasan remains the daily accommodation capacity of the hotel are not great. Elbasan has 30 hotels with 1280 beds focused mainly on the streets of his incoming and outgoing.