https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/Viz" /> https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/Viz"/>

Kompania "Apple" nën akuzë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ky është një "iPhone 5", një mrekulli e teknologjisë së telefonisë së lëvizshme. Dalja në treg e tij, por edhe e versioneve më të hershme, si "iPhone 4S", apo "iPhone 4", kanë revolucionarizuar botën e telefonisë celulare. Kjo, duke parë aplikacionet që ofrojnë. Por pak vetë janë të informuar se ku dhe në çfarë mënyre prodhohen këto risi teknologjike. "Pegatron Group", është njëra prej kompanive të kontraktuara në Kinë nga gjiganti "Apple", për prodhimin e "iPhone"-ve. Prodhimi në Kinë, përmes kontraktimit të kompanive vendase, kryhet për të shmangur taksat e larta në SHBA, por edhe për krahun e lirë të punës në shtetin aziatiak. Por tashmë, kompania amerikane po përballet me akuza për dhunimin e të drejtave të punonjësve. Dyshimet për këtë hidhen për njërën prej fabrikave të "Pegatron Group". Ndër abuzimet për të cilat flitet, është punësimi i personave nën moshën e lejuar, mungesa e kontratave dhe orët e gjata të punës. "Apple", një nga firmat më të mëdha në botë, ka patur edhe më parë probleme të tilla. Fabrikat e "Foxcon" në Kinë, një tjetër furnizues i "Apple", u përfshi në një skandal pak kohë më parë. Kjo pasi, disa punonjës vranë veten, si pasojë e kushteve të vështira të punës dhe pagesës së ulët. Pas ngritjes së pretendimeve, si "Apple" ashtu edhe "Pegatron Group" njoftuan se do të hetojnë për çështjen në fjalë.

This is an "iPhone 5", a marvel of mobile technology. Its emergence in the market, but also the earlier versions, as "iPhone 4S" or "iPhone 4", have revolutionized the world of mobile telephony. This saw applications that offer. But few people are aware of where and how these technological innovations produced. "Pegatron Group", is one of the companies contracted in China by giant "Apple", for the production of "iPhone"-s. Production in China, through contracting local companies, performed to avoid high taxes in the U.S., but also for leisure arm aziatiak work in the state. But now, the American company is facing charges of violating the rights of workers. Doubts about the jump to one of the factories "Pegatron Group". Among the abuses to which it comes, is the employment of persons under the age of consent, lack of contracts and long working hours. "Apple", one of the largest firms in the world, has previously had such problems. Factories "Foxcon" in China, another supplier of "Apple", was involved in a scandal recently. This is because, some workers killed themselves as a result of poor working conditions and low wages. After the filing of claims, such as "Apple" and "Pegatron Group" announced they would investigate the matter.