http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një valë shpërthimesh me makina bombë kanë tronditur disa prej zonave të banuara nga besimtarë shiitë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Sipas autoriteteve, të paktën 48 persona janë vrarë nga këto sulme të përgjakshme, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Atentatet kanë ndodhur në tregje, parkingje makinash dhe zona të tjera të mbipopulluara. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se dy mijë e 500 irakianë janë vrarë nga sulmet me bomba që prej prillit të këtij viti. Ky është bilanci më i rëndë që prej vitit 2008. Edhe pas largimit të trupave ndërkombëtare, situata në Irak mbetet e tensionuar. Vendi është i përçarë në dy grupime të ndryshme fetare, shiitët dhe sunitët. Këta të fundit shprehen se janë lënë në harresë nga qeveria dhe për këtë kanë ndërmarrë kohët e fundit, një sërë sulmesh ndaj popullsisë shiite.
A wave of car bomb blasts rocked some of the areas inhabited by Shiite believers in the Iraqi capital, Baghdad. According to authorities, at least 48 people were killed by these bloody attacks, while more than 100 were injured. Bombings have occurred in markets, car parking and other crowded areas. According to the United Nations, more than two thousand 500 Iraqis were killed in bomb attacks since April of this year. This is worse off since 2008. Even after the departure of international troops, the situation in Iraq remains tense. The country is divided into two different religious groups, Shiites and Sunnis. The latter say that they are neglected by the government and they have recently undertaken a series of attacks on Shi'ite population.