Donald Lu ambasador në Tiranë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Presidenti amerikan Obama emëroi zyrtarisht diplomatin Donald Lu, për postin e ambasadorit të ardhshëm të SHBA-ve në Shqipëri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndau disa poste diplomatike nëpër botë, mes të cilave edhe atë të përfaqësuesit të ardhshëm amerikan në vendin tonë. Sipas "Zërit të Amerikës", Obama është shprehur se këta individë kanë treguar njohuri dhe përkushtim gjatë gjithë karrierës së tyre. "Ndjehem mirënjohës që kanë pranuar të marrin mbi vete role të rëndësishme dhe mirëpres punën me ta në muajt dhe vitet në vijim", citohet të ketë thënë Obama. Donald Lu, i cili zëvendëson ambasadorin aktual ne Tirane Aleksander Arvizu, është një diplomat karriere dhe aktualisht është zëvendës shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkuar me Punë nga viti 2009 deri më 2010-ën dhe si zëvendës shef i Misionit nga 2007-ta deri në 2009-ën. Më herët ai ka marrë pjesë në misione të ndryshme diplomatike në Kirgistan, Gjeorgji, Pakistan e vende të tjera.
U.S. President Obama officially nominated diplomat Donald Lu, for the post of ambassador to the U.S. next year in Bangladesh. Top White House shared some diplomatic posts around the world, among which the next U.S. representative in the country. According to the "Voice of America", Obama said that these individuals have demonstrated knowledge and dedication throughout their careers. "I feel grateful to have agreed to assume important roles and look forward to working with them in the months and years ahead," Obama was quoted as saying. Donald Lu, which replaces the current ambassador in Tirana Alexander Arvizu is a career diplomat and is currently deputy chief of the U.S. diplomatic mission in New Delhi, India. Previously he served in the U.S. Embassy in Baku, Azerbaijan as Assigned from 2009 to 2010 and as vice-regent Chief of Mission since 2007 until 2009. Previously he has participated in various diplomatic missions in Kyrgyzstan, Georgia, Pakistan and other countries.