Operacioni antimafia në Itali - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Policia italianë ka ndërmarrë një aksion të gjerë anti-mafia, duke vënë në pranga më shumë se 100 persona. Operacioni u zhvillua në zonën bregdetare të Ostias, pranë kryeqytetit Romë. Rreth 500 efektivë, të mbështetur nga një helikopter dhe patrulla bregdetare u përfshinë për kapjen e 50 të dyshuarve për veprimtari kriminale. Njëkohësisht, aksioni u shtri edhe në rajonin jugor të Kalabrisë, që është foleja e organizatës mafioze Ndrageta. Atje janë vënë në pranga 65 persona, mes të cilëve edhe mjekë, avokatë dhe sipërmarrës. Policia ka sekuestruar asete te pese biznesmeneve me vlere mbi 200 milione Euro. Mes te ndaluarve eshte edhe nje ish-këshilltar i Partisë Populli i Lirise, e drejtuar nga Silvio Berluskoni. Ndersa nje senator i po kesaj partie, Pietro Aielo, eshte nen hetim per lidhje me mafian. Sipas mediave italiane, klanet mafioze Fashani, Triasi dhe D'Agati kanë marrë një goditje shkatërruese. Këto klane kanë dominuar krimin e organizuar në Itali për vite të tëra. Klani i Triasit mendohet se ka lidhje të afërta edhe me mafian siçiliane Koza Nostra. Organizata kriminale e Ndragetës vepron në të gjithë Europën dhe ka lidhje me kartelet kolumbiane të drogës. Për momentin ajo cilësohet më e fuqishme se vetë mafia famëkeqe siçiliane.
Italian police have taken a broad anti-Mafia, pointing irons more than 100 people. The operation took place in the coastal area Ostias, near the capital Rome. About 500 effective, backed by a helicopter and coastal patrols were involved in the capture of 50 suspects of criminal activities. At the same time, the action was extended in the southern region of Calabria, who is having the Ndrangheta mafia organization. There have been arrested 65 persons, among whom were doctors, lawyers and entrepreneurs. Police seized assets worth five businessmen with over 200 million Euros. Among the detainees is also a former adviser to the People of Freedom Party, led by Silvio Berlusconi. As a senator was this party, Pietro Aielo, is under investigation for links to the mafia. According to Italian media, Fashani mafia clans, and D'Agati Triasi took a devastating blow. These clans have dominated organized crime in Italy for many years. Triasit clan is believed to have close ties with the Sicilian Mafia Koza Nostra. Ndragetës criminal organizations operating throughout Europe and has links to Colombian drug cartels. At present it is considered more powerful than the notorious Sicilian Mafia.

Free Traffic Exchange