Basha u përgjigjet kritikave - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Kryetari i ri i demokratëve, që pas 23 qershorit janë në opozitë, iu përgjigj akuzave të forta të nënkryetarit të selisë blu Astrit Patozit, se gara për zgjedhjen e tij ishte jo reale. Lulzim Basha tha se për të kanë votuar 41 mijë persona. "Në PD çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për këdo. Jemi parti e njerëzve të lirë dhe e lirisë së shprehjes së mendimit. Mbi 41 mijë anëtarë janë shprehur qartë dhe duke dëgjuar vullnetin e tyre është detyra ime dhe e gjithkujt të angazhohemi për një përballje të fortë me sfidat që na presin dhe kthimin e tyre në mundësi dhe shpresë për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike". Basha ka akuzuar gjithashtu kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, për deklaratat mbi reformimin e INSTAT. "Projekt i rrezikshëm antishtet me qëllim manipulimin e të vërtetës, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit që ishin skema e mashtrimit po sjellin kosto pas kostos, dhe pjesë e kësaj është tentativa për të manipuluar të vërtetave për fshehjen e dështimeve dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale". Rama tha se INSTAT do të binjakëzohet me një institucion të një vendi anëtar të BE-së, për të nxjerrë në pah të vërtetat e fshehura ekonomike në favor të qeverisë në ikje.
The new Democratic President, that after June 23 are in opposition, he responded strong PD deputy Astrit Patozi, the race for his choice was not real. Basha said he voted for 41 thousand people. "The PM says that anyone who thinks or what it means. This applies to anyone. The parties are free men and freedom of expression. Over 41 thousand members are clearly expressed and heard their will is my duty and everyone to commit to a strong face the challenges that await us and return them to the opportunity and hope for the Albanians and the Democratic Party. "Basha has also accused Prime Minister elected Edi Rama, the statements on reform of Statistics. "Anti-state project aiming dangerous manipulation of the truth, confirming that promises 23 June pyramid scheme fraud that were are bringing cost after cost, and this is part of an attempt to manipulate the truth to conceal the failures and failure of promises pyramid ". Rama said INSTAT will be twinned with a member institution of the EU, to highlight the economic truths hidden in favor of the outgoing government.