Kuvendi, rezolutë për EULEX-in - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 10

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe për rolin e EULEX-it në shtetin e ri. Rezoluta rekomandon që qeveria të përgatisë planin e tranzicionit për periudhën pas largimit të EULEX, në qershor të vitit të 2014. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se EULEX-i është vendosur në Kosovë me marrëveshje dhe njësoj do të veprohet edhe në fazën e largimit të tij. Ndërsa iniciuesi i debatit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kurtan Kajtazi, iu referua çështjes së krimeve të luftës. Ai numëroi disa nga krimet më të rënda të kryera gjatë konfliktit në Kosovë nga ana e Serbisë, përfshirë edhe dëbimin e afro një milion banorëve. Ndonëse Bashkimi Europian e ka lënë të hapur mundësinë që misioni i EULEX-it të vazhdojë edhe pas vitit 2014, Rezoluta e Kuvendit parashikon fundin e mandatit të tij. Në Kosovë ka patur pakënaqësi të shumta kohët e fundit, me rolin që ky mision po luan në trajtimin, hetimin dhe gjykimin e rasteve të cilësuara si krime lufte.

Kosovo Assembly adopted a resolution concerning the investigation and prosecution of war and the role of EULEX in the new state. The resolution recommends that the government develop a transition plan for the period after the departure of EULEX, in June of 2014. Deputy Prime Minister and Minister of Justice Hajredin Kuqi said that EULEX was deployed in Kosovo with the agreement and will be treated the same stage of his departure. As the initiator of the debate, Member of Democratic Party of Kosovo, Kurtan Kajtazi, referred to the issue of war crimes. He recounted some of the most serious crimes committed during the conflict in Kosovo from Serbia, including the expulsion of nearly a million people. Although the European Union has left open the possibility that EULEX mission to continue after 2014, Assembly Resolution spells the end of his term. There has been a lot of unhappiness recently, the role it is playing in addressing mission, investigating and prosecuting cases qualified as war crimes.

Free Traffic Exchange