Thaçi e Daçiç vazhdojnë sot dialogun në Bruksel - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, vijojnë në Bruksel raundin e radhës së bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane, Ketrin Eshton. Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë në komunat në veri të Kosovës, si dhe ngritja e bashkësisë së komunave serbe, janë temat e takimit të sotëm. Në axhendë është edhe çështja e telekomit dhe energjetikës. Para nisjes së takimit, Thaçi theksoi se është optimist se palët mund të bien dakord. Sipas mediave, Kosova mund të marrë prefiksin 00383 nga një vend i Bashkimit Europian, i cili do të aplikonte për këtë tek unioni ndërkombëtar i telekomunikacionit dhe më pas do t'ia jepte këtë kod shtetit të ri.

Prime Ministers of Serbia and Kosovo, Hashim Thaci and Ivica Dacic, in Brussels following the next round of talks brokered by the chief of European diplomacy, Catherine Ashton. Implementation of the agreements so far, the discussion on the organization of local elections, with particular emphasis on municipalities in northern Kosovo and the establishment of community Serb municipalities, are the topics of today's meeting. On the agenda is the issue of telecom and energy. Prior to the meeting, the Minister said he was optimistic that the parties may agree. According to the media, Kosovo can prefix 00383 from a European Union country, which would apply this to the international telecommunications union, then this code will give the new state.