Njerëzit duhet të hanë çdo ditë mëngjes, nëse duan ta mbajnë zemrën në gjendje të mirë. Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit, në Shtetet e Bashkuara, doli në përfundimin se shmangia e vaktit të mëngjesit, rrit rrezikun për probleme me zemrën. Sipas studimit, thuajse një në tre persona, që nuk konsumojnë mëngjes, janë të predispozuar për të pasur probleme kardiake. Mjekët dolën në këtë përfundim, pasi studiuan 27 mijë persona për një periudhë 16-vjeçare. Ata ishin meshkuj të moshave 45 deri në 82 vjeç. Gjatë kësaj kohe u shënuan një mijë e 500 raste atakësh kardiakë. Ekipi kërkimor i Shëndetit Publik në Harvard shprehet se mos ngrënia e mëngjesit, shkakton një tendosje shtesë të trupit të njeriut. Veç energjive të nevojshme për të nisur ditën, vakti i mëngjesit i ndihmon njerëzit që të mos konsumojnë produkte të ëmbla përpara drekës. Sipas mjekëve, shmangia e mëngjesit sjell rrezikun e rritjes së presionit të gjakut, obezitetit dhe diabetit, që çojnë rrjedhimisht në dëmtimin e zemrës.
People need to eat breakfast every day, if you want to keep the heart in good condition. A recent study from Harvard University in the United States, concluded that avoidance of the morning meal increases the risk for heart problems. According to the study, almost one in three people who did not consume breakfast are likely to have cardiac problems. Doctors came to this conclusion after 27 thousand people studied for a period of 16 years. They were men aged 45 to 82 years. During this time he scored a 500 thousand cases of cardiac arrest. The research team at Harvard Public Health says that not eating breakfast, causes an extra strain on the human body. Besides energy needed to start the day, the morning meal helps people not to consume fresh products before lunch. According to doctors, bring breakfast to avoid the risk of increased blood pressure, obesity and diabetes, which consequently lead to heart damage.