Kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratën e parë për media pas marrjes së kësaj detyre falenderoi anëtarësinë për zgjedhjen, duke e cilësuar një përgjegjësi të madhe marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Basha tha se partia është më e bashkuar se kurrë për të shkuar drejt fitores.