Zyra e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, në pesë muajt e fundit ka regjistruar 50 incidente të nxitura nga urretja etnike dhe fetare. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, Shkupi është qendra ku ndodhin shumica e incidenteve, siç janë rrahjet ndëretnike, dhunimi i objekteve fetare, si dhe sulmet ndaj autobusëve urbanë.