Atëherë kur pritej qe Saimir Ujkani te kalonte drejt kryeqytetit italian, mediat sportive ne këtë vend janë pothuaj te sigurta qe zëvendësi i portierit Marketi te Lacio do te jete Etrit Berisha. Lajmi behet i ditur nga Coriere Dello Sport, Citaceleste dhe Lacio News por i cituar deri ne Spanje nga Elmundodeportive. Sipas Coriere Dello Sport është përcaktuar tashme ne klubin roman qe 24-vjeçari portieri i kombëtares shqiptare te futbollit do te mbaj numrin 12. Skuadra e Petkovic ishte hedhur ne sulm prej kohesh per një portier te dyte pas largimit pothuaj te sigurt te Albano Bixarit i cili kërkon një vend si titullar. Corriere Dello Sport shkruan se Berisha i cili ka lindur ashtu si dhe Cana ne Prishtine ka realizuar edhe dy penallti me suedezet e Kalmar ku militon prej disa vitesh por ne gjurmët e tij ishin vene edhe anglezet e Fulham. Kontrata e shtatlartit prej 1.84 cm përfundon ne 31 dhjetor ndërsa Lacio i duhet te prese edhe disa dite kur portieri shqiptar te marre pasaportën suedeze pra te komunitarit pasi pa atë, transferimi te italianet do te jete i pamundur. Edhe faqet e lidhura me Lacion Citaceleste dhe Lacio News shkruajnë se Lacio pothuaj e ka gjetur zëvendësin e portierit te pare Marketi. Me sa duket është vete drejtori teknik Igli Tare i cili po drejton operacionin për Etrit Berishen i afruar vetëm pak kohe me pare edhe ne kombëtare dhe prej 6 takimesh është ne formacionin baze duke lëne ne hije Samir Ujkanin. Ky i fundit është përfolur shume se do te kalonte te Lacio por sipas mediave italiane pista ka qene e drejte, portier shqiptare por emri ishte i gabuar. Ndërkohë portieri i trete për këtë sezon te Lacio do te jete Tomas Strakosha.