https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ashpërson gjuhën ndaj autoriteteve maqedonase. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kreu i ekzekutivit të shtetit të ri shprehet se të drejtat e popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk po respektohen si duhet. Sipas tij, më shumë respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë, të cilët përbëjnë vetëm tre për qind të popullsisë, se sa të shqiptarëve në Maqedoni, që janë 35 për qind e popullsisë. "Ne kërkojmë vazhdimisht që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në Maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni", shprehet Thaçi. Ai kritikon edhe regjistrimin e fundit zyrtar të popullsisë në Maqedoni, sipas të cilit, shqiptarët përbëjnë 25.6 për qind të banorëve. "Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni nuk ishte i suksesshëm. Opinioni publik nuk e di shifrën e saktë të popullsisë sipas përkatësisë etnike. Por dua të them se një në tre qytetarë në Maqedoni, është shqiptarë", deklaron Thaçi. Ai thekson edhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas Thaçit, liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë paktin që i dha fund konfliktit të vitit 2001.
Kosovo Prime Minister Hashim Thaci hardening language to Macedonian authorities. In an interview for the Bulgarian National Radio, the head of the new state executive stated that the rights of the Albanian population in Macedonia are not properly respected. According to him, the more respected the rights of Serbs in Kosovo, who make up only three percent of the population, than the Albanians in Macedonia, who are 35 percent of the population. "We're always looking for Albanians to be part of life and democratic institutions in Macedonia. I want to emphasize that 3 percent of Serbs living in Kosovo have more rights than 35 percent of Albanians living in Macedonia, "said Thaci. He also criticizes the last official census of the population in Macedonia, according to which Albanians make up 25.6 percent of the population. "The last population census in Macedonia was not successful. The public does not know the exact figure of the population by ethnicity. But I want to say that one in three people in Macedonia is Albanian, "said Thaci. He emphasizes the need for implementation of the Ohrid Agreement. According to Thaci, the Albanian leaders and authorities in Skopje to discuss and implement the pact that ended the 2001 conflict.